Szymon Marciniak është bilbili i finales së Katar 2022. Polaku 41 vjeçar do të vendosë drejtësinë në ndeshjen e fundit të Messit, e cila përkon dhe me finalen e madhe të Kupës së Botës mes Argjentinës dhe Francës.
Historia se si Marciniak u drejtua për në botën e arbitrimit është tepër interesante, pasi ai ishte një lojtar me të ardhme premutese. Një abuzim nga ana e Marciniak ndaj një zyrtari të ndeshjes që ai do zhvillonte i mbylli karrierën.
Szymon Marciniak: “Unë kam qenë një lojtar mjaft premtues sipas trajnerëve të mi, por më përjashtuan një herë kur u faullova nga pas. Fillova të grindesha dhe doja një karton të kuq për kundërshtarin, por arbitri nuk u pajtua me mua.
Arbitri Hew më tha: 'Për këtë, protest të ndëshkoj me karton të verdhë p Marciniak.
Dhe unë reagova: 'Çfarë po më thua?' Unë u godita nga mbrapa dhe tendina e akilit ishte pothuajse e thyer, dhe ju më jepni një karton të verdhë mua. Kështu fillova sërish dhe ai më dha një karton të dytë të verdhë.
Ne folëm pas ndeshjes dhe ai më tha: “Nëse mendoni se kjo është punë e lehtë, mund të shkoni dhe të provoni. Do ta shohësh si është.' Dhe unë po mendoja, pse jo? Më duhet të vërtetoj se ai është vërtet i paditur dhe unë do të jem më i mirë. Pra, menjëherë shkova në një kurs.
Kam pasur një periudhë shumë të vështirë për një vit e gjysmë të fundit. Kam pasur takikardi, një sëmundje në zemër. Në fillim ishte shumë e vështirë për mua dhe më duhej të ndaloja".