
Wojciech Szczensy, portieri i Juves, trembi jo pak tifozët, teksa në fundin e pjesës së parë, me dorën në kraharor bëri shenjë për tu zëvendësuar. Lojtarët dhe stafi e rrethuan menjëherë duke lënë të kuptohej se situata nuk ishte aspak normale.
Për fat të mirë, analizat mjekësore, të cilave iu nënshtrua menjëherë sapo doli nga fusha, treguan se nuk bëhet fjalë për ndonjë shqetësim serioz, për të qetësuar tifozët dhe opinionin ka menduar vetë Szczensy.
“Gjithçka ok, jam mirë, kontrollet mjekësorë treguan se çdo gjë është në rregull. U tremba, kjo është e sigurt, kisha ankth, diçka e tillë nuk më kishte ndodhur kurrë. Në fakt, duke parë që Perin është një super formë dëshiroja që të luante ai, pritjet e tij në fund të ndeshjes më dhanë të drejtë”, u shpreh duke qeshur Szczesny.