
Festa me ekipin dhe stafin teknik ka zgjatur disa minuta, ndërsa më pas lojtarët e Kombëtares kanë gjetur kohën të festojnë pak edhe me familjarët dhe miqtë e tyre në stadiumin e Lionit. Elseid Hysaj, mbrojtësi shkodran i Kombëtares, ka kaluar disa çaste mjaft të gëzueshme me familjen e tij nga Shkodra, siç e tregon edhe kjo seflie e bërë nga vetë lojtari. Kujtimet e paharruara për të gjithë pas asaj fitoreje historike, ia vlen të “dokumentohen”. Elseid Hysaj po bëhet gjithmonë e më popullor për shqiptarët, pasi është lojtari që luan me klubin më të madh për momentin, me Napolin, por edhe po shkëlqen me kuqezinjtë.
Poll