Administratori i Deleguar i Monzës, Adriano Galliani ka konfirmuar se ka kontaktuar me ish-yllin e Milanit, Rikardo Kaka për t’i dhënë një post drejtues te skuadra modeste, por ky i fundit e ka refuzuar në mënyrë kategorike.
“Unë e trajtoj klubin me të njëjtin entuziasëm si te Milani. Gjatë merkatos së janarit kemi kryer 30 lëvizje, me 16 futbollist që erdhën, ndërsa 14 u larguan.
“Po, kam kontaktuar me Kaka dhe Pirlo, por braziliani më tha” jo “. E pyeta për të ardhur në Monza, por ai nuk donte të linte Sao Paulon dhe fëmijët e tij. Kam pasur disa oferta nga klube të tjera, por gjithmonë i kam refuzuar. Nuk mund ta tradhtoj Milanin. Isha për 31 vjet atje. Tani jam kthyer në shtëpi. “-tha Galliani për “Gazzetta dello Sport”.
Galliani u emërua Administrator i Monzas pas blerjes së skuadrës nga ish-pronari i Milanit, Silvio Berlusconi. Dyshja nuk është e vetmja që ka një të kaluar si kuqezi, pasi skuadra trajnohet nga ish-trajneri i Milanit, Cristian Brocchi.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.