
Klubi i Tiranës ka nisur përgatitjet për sezonin e ri basketbollistik. Vajzat bardheblu kanë nisur nga puna, teksa fillimisht skuadra është forcuar me elementët që përbënë edicionin e shkuar.
Përmes një njoftimi në kanalin zyrtar bëhet me dije se Verri, Qosja, Palko dhe Baraj kanë zgjedhur të vijojnë aventurën në kryeqytet. Në lajmërimin e bërë thuhej:
“Koha e rinovimit!
Vajzat bardheblu të basketbollit kanë nisur përgatitjet për sezonin e ri sportiv 23/24, Klea Verri, Enisa Qosja, Aida Palko, Dajana Baraj do të jenë edhe për një sezon tjetër nën urdhrat e trajneres Mirza Alibegaj, 4 rinovime të rëndësishme për ekipin e Tiranës që edhe këtë sezon do të synojë kreun e klasifikimit”.
Poll