
Iliria vazhdon që të përforcojë ekipin në këtë merkato verore, duke qenë një nga klubet më aktive. Skuadra nga Fushë-Kruja kërkon me doemos që sezonin e ardhshëm të luajnë në Kategorinë e Parë dhe në këtë mënyrë kanë përforcuar pothuajse çdo repart.
Afrimi i radhës është Rajan Stafa, një lojtar 17-vjeçar që i bashkohet Ilirisë si një përforcim cilësor për repartin e mesfushës. Stafa vjen në Shqipëri pas aventurës së fundit që kishte në Serie D italiane me ekipin e A.C Bra. Mesfushori ka firmosur me Ilirinë një kontratë 3-vjeçare.
Njoftimi i klubit të Ilirisë:
“Klubi i Futbollit Iliria bën me dije se është arritur marrëveshja me lojtarin 17-vjeçar, Raja Stafa i cili ka firmosur një kontratë 3-vjeçare. Sezonin e fundit ishte në Serie D, A.C BRA. I urojmë mirëseardhjen dhe suksese në familjen bardheblu”, shkruan Iliria.
View this post on Instagram