Pasi dështoi që të ngjitej në “Abissnet Superiore”, klubi i Vorës ka filluar të bëjë ndryshime, teksa së fundmi ka ndarë rrugët me një nga trajnerët.
Isli Hidi nuk do të jetë më trajner i portierëve te Vora. Bashkëpunimi i ish-portierit dhe klubit të Vorës ka zgjatur vetëm 1 vit. Hidi ishte pjesë e Vorës si futbollist në sezonin 2022-2023, teksa menjëherë pas pensionimit vazhdoi punë si trajner portierësh, pikërisht në klubin që mbylli karrierën.
Lajmin për largimin e 43-vjeçarit e ka bërë të ditur vetë klubi me anë të një njoftimi në faqen zyrtare, ku shkruan:
“Futboll Klub Vora njofton largimin e trajnerit të portjerave Isli Hidi. Klubi dhe lojtari kanë shtrënguar duart në fundin e këtij rrugëtimi. Falenderojmë Islin për kontributin e tij të palodhur dhe i urojmë suksese në të ardhmen e tij”.
View this post on Instagram