
Në një situatë kur mbeti pa ekip, pasi mbylli “hesapet” me Bylisin, portieri lushnjar Klevis Hasanbelliu ka gjetur “strehë” të re. 28-vjeçari ditën e sotme ka firmosur me klubin e Laçit, të cilët militojnë në Kategorinë e Parë.
Ky është një rikthimi te kurbinasit, pasi në edicionet 2018-2019 dhe 2019-2020 ai djerësiti fanellën e bardhezinjëve. Hasanbelliu rrjedh nga moshat e Tiranës, ndërsa ka dhënë kontribut te disa ekipe të rëndësishme në futbollin shqiptar si Egnatia, Pogradeci, Erzeni dhe së fundmi Bylis. Ja njoftimi i Laçit për këtë afrim në merkato:
“KF Laçi njofton se ka arritur marrëveshjen me portierin Klevis Hasanbelli, i cili do t’i bashkohet grupit duke nisur nga dita e hënë. 28-vjeçari ka qenë më herët pjesë e Egnatias, Pogradecit, Ereznit dhe Bylisit, teksa sezonin a ardhshëm do të mbrojë kuadratin bardhezi. Mirësevjen Klevis Hasanbelli!”.
View this post on Instagram