Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

ZYRTARE/ Ka fituar besimin e drejtuesve, Lushnja rinovon kontratën me ish-in e Egnatias

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Ka fituar besimin e drejtuesve, Lushnja rinovon kontratën me
Fadil Meta

Lushnja ka rinovuar kontratën me një nga liderët e skuadrës. Fadil Meta do të vazhdojë të jetë pjesë e lushnjarëve edhe në sezonin e ri.

Palët mes tyre kanë zgjatur bashkëpunmin edhe për 1 sezon tjetër, me klubin që e ka zyrtarizuar diçka të tillë nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

“KF Lushnja njofton me kënaqësi rinovimin e kontratës me mesfushorin Fadil Meta për sezonin 2025/26.

Ky është një hap i rëndësishëm në vazhdimësinë e projektit të klubit, duke konfirmuar besimin ndaj një lojtari që ka dhënë maksimumin në fushë dhe është identifikuar me vlerat e ekipit verdhejeshil. Meta do të vazhdojë të jetë pjesë e mesfushës së KF Lushnja-s, duke kontribuar me përkushtim, disiplinë dhe eksperiencë në objektivat e sezonit të ardhshëm.

Klubi i uron Fadil Metës suksese dhe një sezon sa më të suksesshëm me fanellën verdhejeshile!”, ka shkruar klubi lushnjar. Siç dihet në të kaluarën Meta ka mbajtur veshur fnalelën e disa ekipeve, si Egnatia, Erzeni, Vora, Shkumbini dhe Liria. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by K.F. Lushnja1930 official (@k.f.lushnja1930official)

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga