
Futbollistët e prezantuar sot te Iliria
Iliria vazhdon që të jetë mjaft aktive këtë merkato verore. Së fundmi, klubi nga Fushë-Kruja ka njoftuar edhe 3 afrime të tjera, duke përforcuar kështu mesfushën dhe repartin e mbrojtjes.
Mesfushori Fabjo Pjetraj i moshës 21-vjeçare, mbylli aventurën me Burrelin për të nisur një të re me Ilirinë. Ndërkohë që një mesfushor vjen nga Boluspor, i quajtur Abdoulaye Diarrassouba, 22-vjeç.
Përforcim ka edhe në repartin e mbrojtjes. Është 19-vjeçari Amarildo Demiraj, i cili ka firmosur me ekipin e Kategorisë së Parë. Së fundmi Demiraj ka qenë pjesë e Tiranës U19.
View this post on Instagram
Poll