 
Flamurtari ka hapur zyrtarisht merkaton e tyre duke njoftuar firmën e parë. Trimror Selimi është futbollisti më i ri i vlonjatëve. Klubi vlonjat me anë të një postimi në faqen zyrtare ka prezantuar afrimin e parë në këtë merkato.
Selimi do të përforcojë krahun e majtë të sulmit, ndërsa vjen nga kampionati dardan ku veshi fanellën e nënkampionëve të Llapit 2 vitet e fundit. 23-vjeçari është produkt i akademisë së Prishtinës me të cilët bëri debutimin profesional, ndërsa tani do të provojë edhe futbollin shqiptar.
-Njoftimi-
Trimror Selimi eshte zyrtarisht i futbollist Flamurtari Football Club .
Emri: Trimror
 Mbiemri: Selimi
 Datëlindja: 06 Shtator  2000
 Pozicioni: Sulmues i majte
Karriera :
 2024- Flamurtari F.C
 2022 - 2024 KF Llapi  ( Kosove )
 2020 - 2022 KF Ulpiana ( Kosove ) 
 2019 - 2020 FC Prishtina ( Kosove )
Mire se vjen ne familjen e madhe Kuqezi te Flamurtari F.C
 
                                 
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                       
 
                			                        
                			                        
                			                       