Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

Zbulohet "ARSYEJA" e fitoreve të Skënderbeut, Ernest Gjoka “vjedh” nga Chelsea

Shkruar nga NEWSPORT
Zbulohet "ARSYEJA" e fitoreve të Skënderbeut, Ernest Gjoka
Ernest Gjoka

Skënderbeu është pretendenti kryesor për t’u shpallur kampion në Kategorinë e Parë. Kjo do të sillte rikthimin e korçarëve në Superiore, vetëm pas 1 viti mungesë.

Sigurisht që meritë në këtë ecuri ka edhe trajneri Ernest Gjoka. Ndërkohë që është vetë ai, që së fundmi ka zbuluar sekretet. Ai ka publikuar në “IntaStory” disa skema që përdor trajneri Enzo Maresca te Chelsea, të cilat duket se Gjoka i merr shembull.

Zbulohet "ARSYEJA" e fitoreve të Skënderbeut, Ernest Gjoka
"InstaStory" i Ernest Gjokës

Kujtojmë se bardhekuqtë mbajnë momentalisht vendin e parë në Kategorinë e Parë. Ata kanë grumbulluar 40 pikë pas 17 ndeshjesh, duke qenë 7 pikë larg vendit të dytë, Laçit.

Poll

Lexo gjithashtu