
Vora
Humbja sot përballë Flamurtarit në javën e fundit të Kategorisë së Parë nuk i ka prishur aspak punë Vorës. Skuadra e Arjan Bellait është shpallur kampione e këtij edicioni 2024/25.
Vorakët kanë siguruar për herë të parë pjesëmarrjen në Kategorinë Superiore që nga themelimi i tyre. Ditën e sotme, ekipi i Vorës ka ngritur në qiell trofeun e Kategorisë së Parë.
Nga ana tjetër, Flamurtari e mbylli në vendin e dytë me një pikë më pak se “blutë”, ndërsa Besa e Kavajës në vendin e tretë me një pikë më pak se vlonjatët.
Poll