Aksioni i golit te Pogradecit
Pogradeci triumfoi ditën e djeshme në transfertë përballë Skënderbeut, takim ky i vlefshëm për javën e 15-të të Kategorisë së Parë. Liqenorët arritën të fitonin me përmbysje në “limite”, suke siguruar kështu një 3 pikësh shumë të rëndësishëm.
Supergoli i Puis në minutën e 90+2-të i dha fitoren ekipit të Emiliano Çelës, të cilët më pas shpërthyen në festë. Por ditën e sotme klubi ka ripostuar në rrjetet sociale këtë “perlë” dhe ka kërkuar edhe mendimin e tifzëve.
“Mirmëngjes
Ndiqni gjithë aksionin e supergolit të shënuar në minutat shtesë me Skënderbeun. Si do ta komentoni golin e Freeman Pius?”, ka shkruar klubi pogradecar.
View this post on Instagram
Poll
