
Luzi barazoi 3-3 me Vorën në një sfidë spektakolare të zhvilluar në Kavajë. 3 golat për ekipin kavajasit arriti t’i shënonte Itodo Peter Mandela, i cili padiksutim ishte protagonisti kryesorë.
Me tripletën ndaj Vorës, tashmë rimerr kreun e golashënuesve, duke "parakaluar” në renditje Bedri Grecën. Ky i fundit do të luajë ditën e sotme me Elbasanin ndaj Bylisit, sfidë që do të startojë në orën 17:00 në “Elbasan Arena”.
Kështu ish-lojtarit të Tiranës do t’i duhen 2 gola për të barazuar sulmuesin e Luzit, ndërsa i nevojitet tripleta për të fituar trofeun e golashënuesit. Itodo Peter Mandela ka shënuar 19 gola në këtë sezon, ndërsa Greca e ndjek me 17 të tillë.
Mbetet të shihet nëse 33-vjerçari kryeqytetas do t’ia dalë të shënojë gola ndaj ballshit, apo Itodo do të fitojë këtë trofe personal në sezonin e tij të parë me skuadrën e Luzit.