Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

Synojnë të lënë “gjurmë” në Kategorinë e Parë, drejtuesit 'piketojnë' një emër të njohur për stolin e Valbonës

Shkruar nga NEWSPORT
Synojnë të lënë “gjurmë” në
Rraman Hallaci kur drejtonte Kukesin

Valbona prej disa ditësh ka nisur përgatitjet për sezonin e ri. Ekipi vazhdon stërvitje  në “Pezë Helmëz” nën urdhrat e Osman Qelias. Ky i fundit është provizor në stolin e ekipit tropojanë, pasi drejtuesit janë në kërkim të një trajneri që t’iu besojnë çelësat e ekipit.

Kështu drejtuesit duken shumë afër Rraman Hallaçit. Ish-trajneri i Kukësit aktualisht është pa një ekip dhe shihet si i duhuri për Valbonën.  Bisedimet mes palëve janë drejt fundit dhe java e ardhshme do të jetë vendimtare për ekipin tropojanë.

Hallaçi ka eksperiencën e duhur për të udhëhequr valbonën, pasi në të kaluarën ka drejtuar Kukësin në dy periudha të ndryshme, ndërsa sezonin e fundit e mbylli me Ilirinë. Tashmë mbetet të shihet nëse ish-kapiteni i verilindorëve do të transferohet te ekipi i  Kategorinë së Parë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga