Kategoria e Parë në fundjavë mbylli ndeshjet e javës së 6-të.Rezultate mjaft të rëndësishme u mornë nga ekipet.
6 fitore u morën këtë javë, të gjitha nga ekipet e kreut, ndërsa kjo javë nuk pati asnjë barazim. Kështu Besa pas fitore 2-1 ndaj Apolonisë vazhdon të kryesorë kampionatin me 16 pikë. Me 1 pikë më pak ndjekin Flamurtari dhe Vora që fituan respektivisht ndaj Valbonës dhe Pogradecit .
Burreli u rikthye te fitorja ndaj Lushjes dhe tashmë mban vendin e 4-të në klasifikim, ndërkohë Kastrioti dhe Kukësi marrin fitoren e dytë rresht, ndërsa triumfuan repsektivisht ndaj Erzenit dhe Korabit. Krutanët mbajnë vendin e 5-të, ndërsa verilindorët ndodhen në vendin e 6-të me 9 pikë.
8 pikë ka Lushnja dhe me 2 pikë më pak ndjek Pogradeci në vendin e 8-të. Korabi ndodhen në zonën e “Play-Out” me 5 pikë, ndërsa nga 4 pikë kanë Apolonia dhe Valbona, teksa mbyll klasifikimin ekipi i Erzenit që ende pas 6 javësh kolona e pikëve qëndron 0.