Pogradeci
Pogradeci dhe Lushnja do të përballen këtë të shtunë në kuadër të javës së 23-të të Kategorisë së Parë. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Gjorgji Kyçyku”, nis në orën 13:30.
“Liqenorët” janë favoritët absolutë për të triumfuar në këtë duel, jo vetëm për faktin e renditjes aktuale. Këtu futet si arsye edhe e shkuara mes këtyre dy ekipeve, me Pogradecin që “sundon”.
Në 10 ndeshjet e fundit, “liqenorët” kanë qenë fantastikë, duke fituar 6 prej tyre. Në krahun tjetër, lushnjarët kanë fituar vetëm 1 herë, ndërsa 3 ndeshje të tjera janë mbyllur në barazim.
Përsa i përket këtij sezoni, Pogradeci mban vendin e 3-të me 43 pikë, ndërsa me 20 pikë të grumbulluara, Lushnja renditet e 10-ta.
Poll
