Kategoria e Parë do të luajë në fundjavë ndeshjet e javës së 7-të. Duele të luftuara janë në program, ku ekipet do të përplasen “kokë më kokë” për 3 pikët e kësaj jave.
Kështu 5 ndeshje do të luhen ditën e shtunë në të njëjtën orën, 14:00. Valbona do të presë Apoloninë, ndërsa Korabi do të sfidojë Flamurtarin. Kukësi do të luajë në transfertë dhe do të përballet me Pogradecin, ndërsa Lushnja pret në shtëpi Erzenin dhe sfida e fundit e javës ditës së shtunë është Besa-Burreli.
Ndërkohë ditën e dielë të gjithë vëmendjen do ta marrë dueli mes Kastriotit dhe Vorës. Një duel mjaft interesant dhe i luftuar mes dy ekipeve që ndodhen në pjesën e sipërme në klasifikim. Kjo përballje do të luhet në orën 14:00.
Ndeshjet:
VALBONA – APOLONIA
KORABI – FLAMURTARI
POGRADECI – KUKËSI
LUSHNJA – ERZENI
BESA – BURRELI
KASTRIOTI - VORA