Kukesi - Lushnja
Vetëm 9 pikë pas 10 javësh, ky është bilanci i “errët” për skuadrën e Lushnjes këtë sezon në Kategorinë e Parë. Edhe pse trajneri Ditmar Bicaj erdhi me pretendime të mëdha, gjendja vazhdon të jetë e “mjerueshme” në aspektin rezultativ.
“Lagunarët” do kërkojnë ringritjen ndaj Ilirsë së Fushë-Krujës, ndeshje e vlefshme për javën e 11-të, e cila do të mbahet sot prej orës 14:00 në stadiumin “Roza Haxhiu”.
Bicaj nuk do të jetë në pankinë, kjo për shkak të dënimit me 4 ndeshje pezullim nga Komisioni i Disiplinës. Ai u ndëshkua me karton të kuq kundër Laçit, ndërsa protestat ndaj gjykimit në takimin Laçi – Lushjna e kaluan “limitin” nga 36-vjeçari.
Poll
