Në Kategorinë e Parë ka një “luftë” të ashpër për ngjitjen në Superiore. Skënderbeu, Laçi dhe Pogradeci janë të shkëputura nga pjesa tjetër e ekipeve dhe me shumë gjasa deri në fund të këtij sezoni do të bëjnë llogaritë mes tyre për titullin dhe Superioren.
Skënderbeu ka një dieferncë prej 7 pikësh nga Laçi i vendit të dytë, me kurbinasit që kanë 1 pikë më shumë se Pogradeci. Skënderbeu thuajse po zhvillon një kampionat më vete, teksa pritet që mes Laçit dhe Pogradecit të bëhet një luftë e vazhdueshme për vendin e dytë.
Të dyja ekipet kanë patur të njëjtën ecuri në 5 javët e fundit, duke arritur të koleksionojnë dhe kuotë të njëjtë pikësh. Si kurbinasit ashtu edhe liqenorët ia kanë dalë të marrin nga 3 fitore dhe 2 barazime, në total 11 pikë
Nëse shikojmë rezultatet e 5 ndeshjeve të fundit, vëmë re që më mirë se Pogradeci dhe Laçi ka bërë vetëm Besa e Kavajës. Këto të fundit kanë marrë 4 fitore dhe 1 humbje, në total 12 pikë, 1 më shumë se rivalët e tyre, ndërsa Skënderbeu ka grumbulluar 9 pikë.
