Vora do të përballet këtë të hënë me Flamurtarin për të luajtur sfidën e vlefshme për javën e 14-të të Kategorisë së Parë. Ndeshja që do të zhvillohet në stadiumin “Vora”, nis në orën 13:30.
Pikërisht për këtë ndeshje të rëndëishme, klubi i Vorës ka menduar edhe për tifozët e saj. Hyrja në stadium për të ndjekur ka afër këtë ndeshje është pa pagesë.
Shkak për këtë është bërë pikërisht rëndësia e ndeshjes, pasi Flamurtari mban vendin e parë me 32 pikë, ndërsa Vora me 31 të tilla mban vendin e 3-të.
NJOFTIMI I VORËS:
DJEMT KAN NEVOJ PËR JU
Te henen të gjithë rrugët të cojnë drejt "Stadiumit Vora", aty ku përballemi ndaj skuadrës së Flamurtarit, ndaj ftojmë të gjithë "Qytetarët e Vorës" dhe "Ultras Vora" ti japim përkrahje djemve tanë. Së bashku do t'ja dalim! #EjaNëStadium #ForcaVora
View this post on Instagram