
Bylis 2-3 Elbasani (Peralta 30', Jefferson 42' / Greca 28', Gava 84', Hoxha 90+5')
Elbasani e feston titullin kampion me fitore spektakolare. Skuadra e drejtuar nga Nevil Dede triumfoi me rezultatin 3-2 përballë Bylisit.
Të parët që kaluan në avantazh ishin verdheblutë me anë të Grecës, por Bylis përmbysi me Peralta dhe Jefferson. Me nisjen e pjesës së dytë, Elbasani u bë më kërkues, teksa golat e përmbysjes së madhe i gjeti me Orgest Gavën në minutën e 84’ dhe Ardit Hoxhën në të 95-tën.
Një fitore mjaft e bukur nga ‘djemtë’ e Nevil Dedes të cilët gëzojnë dyfish tifozët e tyre, duke mposhtur rivalin kryesor të këtij sezoni.
Kategoria e Parë: Java e 34-të
Stadiumi: “Elbasan Arena”
Arbitër: Daniel Vrapi
FORMACIONET ZYRTARE:
BYLIS: Beqaj, Trumci, Papa, Perndreca, Ferreira, Alimerkaj, Akibu, Diallo, Alex Peralta, Abazaj, Kibe. Trajner: Arjan Bellaj
ELBASANI: Totoshi, Zaimi, Pere, Greca, Leo Melo, K.Kasa, Lila, Hasani, A.Kasa, Lleshi, Broshka. Trajner: Nevil Dede
Rastet e ndeshjes:
90+5' GOL! Ardit Hoxha përmbys.
84' GOL! Gava rikthen baraspeshën.
63' Bedri Greca nuk u beson syve, portieri Beqaj i mohon golin.
42' GOL! Jefferson përmbys ndeshjen.
30' GOL! Alex Perlata barazon shifrat.
28' GOL! Greca kalon Elbsanin në avantazh.
28' Rast i artë për Bylisin.
11' Elbasani pranë golit me Grecën.
1’ Starton sfida në “Elbasan Arena”.