
Java e dytë e Kategorisë së Parë nis ditëm e sotme me vetëm një ndeshje. Lushnja dhe Pogradeci përballen në orën 17:00 në stadiumin “Roza Haxhiu”, ndeshje e cila do të transmetohet në RTSH Sport.
Lagunarët kërkojnë fitoren e parë në ndeshjen e parë që do të luajnë në shtëpi përpara tifozëve të tyre teksa vijnë nga një barazim pa gola me Korabin. Nga ana tjetër Pogradeci vjen me moralin lart pas fitores 3-1 ndaj Kastriotit ku bindën jo vetëm në rezultat, por edhe në lojë.
Kujtojmë që nesër do të luhen 4 ndeshje të tjera, ndërsa të dielën luhet edhe sfida përmbyllëse e javës, Besa – Korabi e cila do të transmetohet në RTSH. Të gjitha ndeshjet do të luhen në orën 17:00.
Ndeshjet:
E premte
Lushnja – Pogradeci
E shtunë
Apolonia – Kastrioti
Burreli – Valbona
Erzeni – Flamurtari
Vora – Kukësi
E diel
Besa - Korabi