
Dita e sotme te Besa ka qenë ditë prezantimesh. Klubi kavajas ka nisur punën për sezonin e ri. Mirel Jos aka marrë në dorë “frenat” e këtij ekipi.
Së bashku më trajnerin janë prezantuar edhe Mentor Mazrekaj dhe Jurgen Goxhaj. Por jo vetëm kaq, pasi presidenti Nexhat Bizhdili i ka besuar një rol shumë të rëndësishëm Dorjan Bubeqit.
Ky i fundit do të ketë rolin e drejtorit sportiv te kavajasit. Gjithashtu klubi ka bërë të ditur se shumë shejt do të ketë lajme edhe për stadiumin “Besa”. Skuadra kavajase synon Superioren dhe drejtuesit nuk do të kursehen në përforcimin e ekipit.
“FC Besa nis punen per sezonin futbollistik 2024-2025 .
U prezantuan sot ne ambjentet e Bashkise Kavaje , nga kryetari i bashkise z.Fisnik Qosja dhe presidenti Bizhdili , tranjeri i suksesshem z.Mirel josa dhe futbollistet e mirenjohur Mentor Mazrekaj & Jurgen Goxha .
Dorjan Bubeqi do te jete dretor teknik i ekipit , Ylli Teliti dhe Fidaim Haxhiu do te jene serish pjese e stafit verdhezi .
Se shpejti me lajme te mira per stadiumin Besa “, thuhet në postimin e Besës.
View this post on Instagram