
Pogradeci do të përballet këtë të hënë me Besën e Kavajës, në kuadër të finales së “play-off” të Kategorisë së Parë. Sfida që do të zhvillohet në “Elbasan ArenA”, do të startojë në orën 17:00.
Në prag të këtij dueli, ku do të përcaktohet skuadra që do të luajë me vendin e 8-të të Superiores, ka reaguar klubi i Pogradecit. Në misionin për Superiore, “liqenorët” kërkojnë mbështetjen e tifozëve, duke i informuar ata që është pikërisht klubi që do të marrë përsipër shpenzimet.
Njoftimi i klubit të Pogradecit:
NJOFTIM! Nisja drejt Elbasanit behet ditën e hene nga ora 14:00-15:30 prane "Pogradeci Stadium". Klubi ka vendosur qe te mbuloje dhe shpenzimet e biletave te stadiumit per tifozët liqenore. Së bashku drejt Elbasanit! Forca Pogradeci.
