Pogradeci
Pogradeci do të përballet këtë të dielë me Laçin në transfertë, në kuadër të javës së 31-të të Kategorisë së Parë. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin e Laçit, do të nisë në orën 15:00.
Tek klubi liqenor vazhdojnë të jenë të motivuar dhe besimplotë për 3 pikët në Laç. Ndërkohë që së fundmi Pogradeci ka reaguar në rrjetet sociale, duke treguar qartë objektivin për rrugën drejt Superiores, rrugëtim që nis me fitoren ndaj kurbinasve.
Gjithashtu, klubi liqenor rikutjon premion e majme në rast triumfi në Kurbin. Kujtojmë që presidenti i Pogradecit, Armand Lilo, Ka vendosur një premio prej 50 mijë eurosh, nëse “korren” 3 pikët ndaj Laçit.
Poll
