Kategoria e Parë ka hyrë në fazën më delikate të saj. Në fundjavë do të luajë ndeshjet e fundit të fazës së dytë të kampionatit, teksa ndeshje mjaft të rëndësishme janë në program.
Java e 22-të do të luhet e ndarë në 2 ditë. Të shtunën do të sfidohen mes tyre 8 ekipe, ku 4 ndeshje marrin vëmendjen. 3 përballje do të luhen paralelisht në orën 13:30, saktëisht Laçi – Besa, Luftëtari – Kastrioti dhe Kukësi – Korabi, ndërsa në orën 16:30 do të sfidohen Skënderbeu – Apolonia.
Për të dielën janë rezervuar 2 duelet e tjera. Pogradeci pret në shtëpi Burrelin, ndërsa Iliria do të duelojë me Lushnjen. Të dyja këto sfida do të luhen paralelisht në orën 13:30.
Java 22
KF Laçi – Besa, 14.02.2026 13:30
AF Luftëtari – Kastrioti, 14.02.2026 13:30
Kukësi – Korabi, 14.02.2026 13:30
Skënderbeu – Apolonia, 14.02.2026 16:30
Pogradeci – Burreli, 15.02.2026 13:30
Iliria – Lushnja, 15.02.2026 13:30
