Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

“Do na bëjë mirë humbja”, Agostinelli i qetë: Nuk e njoh Kategorinë e Parë

Shkruar nga NEWSPORT
“Do na bëjë mirë humbja”, Agostinelli i qetë:
Andrea Agostinelli

Flamurtari u mposht 1-2 nga Burreli. Kjo ndeshje ishte e vlefshme për javën e parë të Kategorisë së Parë.

Në përfundim të saj foli trajneri Andrea Agostinelli. Për RTSh Sport, Agostinelli ruajti qetësinë duke thënë se ka kuptuar sot gjëra të rëndësishme.

“Jam i zhgënjyer sepse nuk mendoja që do humbisnim. Ky është kampionat i veçantë. Duhet të kesh gjithmonë kujdes. Kam kuptuar sot gjëra më të rëndësishme, do mundohem t’i përmirësoj.

Kjo humbje do na bëjë mirë, që të kuptojmë se vetëm me emra nuk fitohet. Më mirë që erdhi javën e parë. Duhet të përshtatemi me këtë tip kampionati

Problemi i vetëm që na kanë ardhur lojtarë të mirë, por me vonesë.  E përsëris, në lojë ne krijuam raste. Nuk më pëlqyen gabimet që bëmë në fazën mbrojtëse.

Nuk e njoh Kategorinë e Parë. Do të ketë ekipe që do vijnë të mbyllen këtu, duhet të jemi të mirë për të interpretuar ndeshjen.

Kur humbet një ndeshje, normalisht që trajneri ka faj dhe kur fiton merr merita trajneri. Sot do diskutojmë shumë gjëra. E rëndësishme të rimëkëmbemi menjëherë", u shpreh Agostinelli. 

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga