
Kasatrioti po mendon të bëj disa afrime pas largimeve të shumta nga skuadra. Pasi ka gjetur akordin me sulmuesin lushnjar Brunild Pepa, drejtuesit krutan janë në kërkim të një mesfushori dhe kanë hedhur sytë nga Kategoria e Parë. Sipas asaj që raporton "Kruja Sport" Kastrioti ka arritur akordin me mesfushorin Abaz Karakaçin, por ajo që e mban peng firmën e lojtarit është kontrata e tij aktuale me Egnatian.
Mesfushori shkodran ka qenë edhe më parë pjesë e skuadrës krutane dhe për të do ishte një rikthim në skuadër. Ngelet për tu parë në ditët në vijim nëse klubi i Egnatias do t'i jap leje kalimin lojtarit apo jo.
Poll