
Milan ka njoftuar në një deklaratë zyrtare se Theo Hernandez dhe Hakan Calhanoglu kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Të dy lojtarët janë në izolim dhe do jenë mungesë e madhe për trajnerin Pioli. Asnjë komplikacion shëndetësor për lojtarët, që për më tepër janë asimptomatikë.
Tanimë lojtarët janë në izolim, teksa kuqezinjtë do t'I nënshtrohen një testi tjetër nesër para ndeshjes me Cagliarin në transfertë. Kuqezinjtë kanë ndjekur të gjitha procedurat dhe protokollet, teksa kaosi i dëmtimeve dhe infektimeve nuk po u ndahet kuqezinjve që pas disa vitesh kryesojnë Serie A në 17 javë të zhvilluara.
Poll