Erjon Veliaj i bën thirrje të gjithëve qytetarëve në Tiranë t’i bashkohen nismës së tij, ku në datën 14 korrik do të organizohet një garë me kanoa në liqenin e Farkës. Lajmi është bërë i ditur nga vetë me anë të një postimi në profilin e tij në instagram.
” Të enjten datë 14 Korrik ora 17:00 eja tek Liqeni i Farkës! Dedikuar sportit të kanotazhit por edhe jetesës aktive – merr biçikletën nëse mundesh dhe pedalo. Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit në bashkëpunim me Federaten e Kanotazhit sjellin “Gara me Kanoe” në Liqenin e Farkës! Merr familjen dhe eja”, shkruante kryebashkiaku në profilin e tij në instagram.
Një nismë e re kjo nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, ku ka si qëllim të përfshijë në aktivitete të ndryshme sportive qytetarët shqiptarë.
© 2023 News Sport - Dev by Aplikacione.com.