
Drejtori i futbollit të Arabisë Saudite, Michael Emenalo, ka hedhur poshtë pretendimet se klubet saudite mund të fitojnë një vend në Champions League në të ardhmen.
U raportua muajin e kaluar se drejtuesit e Ligës Pro Saudite po planifikonin të paraqisnin një kërkesë të jashtëzakonshme në UEFA që do t'i shihte fituesit e kampionatit të paraqiteshin në kompeticionin më të mirë të futbollit europian për klube.
Do të propozohej si një hyrje 'wild card', por Emenalo, ish-drejtori i futbollit të Chelseat, i ka hedhur poshtë pretendimet në një intervistë për talkSPORT.
"Nuk e di nga vjen kjo. Mendoj se është dikush që bën një hap ëndërrimtar drejt një të ardhmeje të largët. Mendoj se qëllimi ynë është të bëjmë hapa cilësorë , ‘baby steps’ dhe e para është të stabilizojmë ligën tonë, ta bëjmë atë shumë argëtuese për tifozët tanë dhe t'i bëjmë tifozët në mbarë botën t'i kushtojnë vëmendje asaj që po bëjmë".