
Teuta prej disa javësh është hedhur në kërkim të një sulmuesi, i cili do të jetë dhe shpëtimtari i ofensivës durrsake për sezonin e ri. Përpos afrimeve të bëra, duket se për trajnerin Gentian Begeja nuk janë në lartësinë e duhur, ndaj janë në kërkim të një sulmuesi të huaj.
Tabloidi italian "tuttomercatoweb" bën me dije se durrsakët janë në kërkim të ish-sulmuesit të Arezzo-s, 24-vjeçarit Edoardo Defendi. Italiani ka luajtur në karrierën e tij në Lega Pro (Serie C), me ekipe si Como, San Marino Calcio dhe së fundmi Arezzo. Në vitin e fundit ai ka shënuar 4 gola, ku është aktivizuar në 23 takime.
Mediat italiane bëjnë me dije se sulmuesit të lindur në vitin 1991 i është bërë ofertë nga Teuta, e cila e dëshiron lojtarin që ta ketë pjesë të sajën për sezonin e ri futbollistik.