Ditën e djeshme u hodh shorti për fazën finale të Euro 2024, ku skuadrat e kualifikuara mësuan edhe kundërshtarët e tyre në grupe. Franca është një prej kombëtareve prentendente për të fituar këtë turne.
“Gjelat” kanë rënë në grupin D, teksa goglat e kanë vënë përballë Austrisë, Holandës dhe skuadrës fituese që vjen nga Play Off i grupit A. Një grup ku padiskutim francezët janë favoritë. Në lidhej me këtë ka folur sulmuesi i “Gjelave”, Olivier Giroud. Ky i fundit ka theksuar se nëse kombëtarja e tij fiton Euro 2024 atëherë do të pensionohet nga futbolli.
“Europiani më mungon, nëse e fitojmë atëherë do të tërhiqem. Edhe pse tërheqja nga futbolli mund të jetë një opsion edhe nëse nuk e fitojmë Europianin. Dua të përfitoj nga çdo minutë që kam në dispozicion. Në të kaluarën i thashë shokëve që do të tërhiqesha nëse do të fitonim Botërorin, por nuk ndodhi kështu. Kam shtatë tituj me kombëtaren, kam ende shumë ambicie”, u shpreh 37-vjeçari.