
Tirana feston sot 100 vjetorin si kryeqytet i Shqipërisë. Në vazhdën e festimeve është klubi bardheblu që ka prezantuar logon zyrtare të festimeve për ekipin e futbollit. Prej muajsh, klubi kryeqytetas ka ngritur një grup pune me figura të njohura, të cilët kanë kontribuar prej vitesh.
Ish-drejtues, fotograf, gazetarë dhe autorë librash kanë dhënë mbështetjen e tyre në "zbërthimin" e historisë së klubit më të titulluar në Shqipëri, duke u përgatitur kështu një kalendar festiv për këtë eveniment. Sot, bardheblutë kanë prezantuar edhe logon zyrtare, që do të përdoret në këtë vit jubile. Bien në sy ngjyrat bardheblu, me një sfond legjendash në të.
Poll