Trajneri Angelovski bëri dje publike listën e Maqedonisë së Veriut për Euro 2020. Ndër emrat e ftuar është edhe Ferhan Hasani, që nuk ka luajtur shumë minuta me Partizanin. Për drejtorin teknik të Shkupit (Omer Bunjaku), mungesa e kapitenit të Shkëndijës, Besart Ibrahimi dhe ftesa për Hasanin është e pakuptimtë, ndërsa thekson ndërhyrjet e kapitenit Pandev për disa emra.
“Nuk i bën ftesë Besart Ibraimit, me gjithë ato gola dhe rekorde, e kam thënë edhe në rrjetet sociale. Çfarë duhet të bëjë më shumë Besarti? Ka marrë futbollistë që nuk kanë të shënuar 2-3 gola në kampionate, ndoshta edhe nuk luajnë ndeshje.
Në të njëjtën kohë, i ka bërë ftesë edhe Ferhan Hasanit, por për çfarë i ka bërë ftesë Hasanit? Që i ka dy minuta të luajtura me Partizanin dhe nuk e merr Besart Ibraimin. Te lista e Angelovskit ka ndërhyrje nga jashtë, por drejtpërdrejt ka ndërhyrje edhe nga kapiteni i përfaqësueses, Goran Pandev”, tha Omer Bunjaku.