Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FACENEWS

Ka luajtur prej vitesh në Bundesliga, Altin Rraklli kritikon Gjermaninë: Nuk fitohet Botërori me Thomas Muller

Shkruar nga NEWSPORT
Ka luajtur prej vitesh në Bundesliga, Altin Rraklli kritikon

Gjermania ka edhe një ndeshje për të luajtur, atë ndaj Kosta Rikës ku do të kërkojë me cdo kusht fitoren për të shpresuar në kualifikimin e grupit. Kalimi nuk është plotësisht në dorën e tyre pasi Spanja duhet të mposhtë Japoninë në ndeshjen tjetër.

Në emisionin “Sport Magazine” nga Drilon Xhepollari në Ora News, mbi situatën e gjermanëve ka folur edhe ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare, Altin Rraklli që ka luajtur më parë në Bundesliga.

“Që të analizojmë sot Gjermaninë, duhet të kthehemi te këto 4-5 vitet e fundit, sepse kanë lidhje me njëra-tjetrën për mendimin tim.

Qysh në kohën e trajnerit Lëv, Gjermania nuk ishte më ajo e 10 viteve, kur fitoi Kampionatin Botëror. Ndryshoi komplet modulin e saj.

Po me të njëjtët lojtarë, nuk bëri asnjë ndryshim në filozofinë e vetë. Është e njëjta Gjermani (me atë të 4 viteve më parë), po me të njëjtët lojtarë me një moshë më të madhe, po me të njëjtin sistem loje dhe patjetër që do vinte ky dështim që erdhi para 4 viteve dhe që po sigurohet edhe në këtë Kampionat Botëror.

Nëse e vini re, megjithë respektin e madh për atë që ka dhënë për futbollin gjerman e për ekipin kombëtar, Tomas Myler nuk mund të jetë më pjesë e ekipit kombëtar. Nëse ti do të fitosh Kampionatin Botëror, nuk mund ta fitosh më me Tomas Mylerin. Kjo gjë duket shumë-shumë qartë. Një nga gabimet e këtij trajneri”, ka thënë Altin Rraklli.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga