
Juventusi po mendon të afrojë në skuadër një sulmues ''pykë''. Pas largimit nga skuadra të Higuain drejtuesit e klubit bardhezi po mendojnë për gjetjen e një tjetër sulmuesi në merkaton e verës. Me Mandzukiç që tashmë është 32 vjeç klubi ka nisur kontaktet për zëvendesuein e tij. Sipas asaj që raporton "Calcio Merkato" Juventusi është vënë në kërkim të Romelo Lukakut.
Sulmuesi belg nuk po kalon një moment të mirë në kampionatin anglez dhe në verë mund të kërkoi largimin nga skuadra. Lukaku ka qenë jashtë forme këtë sezon ku në 22 ndeshje me fanellën e Manchester United ka shënuar 6 gola dhe pas raporteve jo të mira me trajnerin Jose Mourinho shpeshherë është lënë në stolë. Manchester United pagojë nëj shifër rekord për të blerë sulmuesi nga Evertoni rreth 84 milionë euro.