Juventus do të përballet me Atalantan në shtëpi në orën 20:45 për javën e 19-të të Serie A. Bardhezinjtë zbresin në fushë për herë të parë pas dënimit të heqjes së 15 pikëve nga klasifikimi.
Misioni Champions bëhet thuajse i pamundur por Zonja ecën me moton “Fino alla Fine”, Deri në Fund, ndaj sonte do të kërkojë fitoren për të shfryrë nervat e ngjarjeve të fundit.
Ekipet kanë publikuar formacionet titullare dhe Allegri vjen me Di Maria – Milik nga minuta e parë
Formacionet Zyrtare:
JUVENTUS (3-5-2): Szczesny; Danilo, Bremer, Alex Sandro; McKennie, Fagioli, Locatelli, Rabiot, Kostic; Di Maria, Milik. Trajner: Massimiliano Allegri.
ATALANTA (3-4-3): Musso; Toloi, Palomino, Scalvini; Hateboer, De Roon, Ederson, Maehle; Lookman, Hojlund, Boga. Trajner: Gian Piero Gasperini