
Juventus bëhet gati për një transferim të bujshëm në merakton e verës.
Bardhezinjtë pritet të marrin nga Milani, mbrojtësin e krahut të djathtë, Mattia de Sciglio.
Ky i fundit ka shprehur dëshirën e tij për t’u larguar nga kuqezinjtë dhe Juventus me shumë gjasa do të jetë skuadra e tij e re.
Mediat italiane raportojnë se De Sciglio nuk po kalon ditë të lumtura në Milano, për shkak të rezultateve negative të ekipit që drejtohet nga trajneri Montella.
Mungesa në Champions League e Milanit është një tjetër element që do ta shtyjë mbrojtësin italian të zgjedhë Juventusin në verë, ndërsa ai ka kontratë deri në 2018-ën me kuqezinjtë.
Poll