
Juventus po punon për të afrua në Torino të riun Andrea Pinamonti. Sulmuesi që ka dalë nga akademia e Inter është pjesë e Genoas qysh prej sezonit të vjetshëm, atëherë kur u shit nga zikaltërit për shifrën e 18.5 milion eurove. Klauzola mes palëve ishte e tillë që Inter do e blinte lojtarin mbi 20 milion euro, pas sezonit 2021.
Duket se zikaltërit e kanë humbur interesin për lojtarin, ndërsa janë fokusuar te Esposito. Për këtë arsye, në garë është futur Juventus që po punon në një front me Mino Raiolën për të zgjidhur çështjen. Bardhezinjtë janë gati të ofrojnë 25 milion euro, duke ndjekur politikën e blerjes dhe huazimit të talenteve, duke besuar se aftësia e tyre do shpërblehet një ditë.
Poll