Covid-19 ka paralizuar tanimë sportin, ndërsa klubet në shumë shtete janë duke nisur stërvitjet në grup. Juventus në Itali ka një procedurë standarde, teksa çdo 24 orë lojtarët testohen për Covid-19 dhe pas rezultateve dalin ose jo në fushë.
Rugani, Matuidi e Dybala ishin tre lojtarët bardhezi që rezultuan pozitiv në testet e coronavirusit javë më parë, ndrësa tanimë të gjithë lojtarët dhe stafi kanë marrë lajmin e mirë. Në testet e fundit, asnjë lojtar bardhezi nuk është i infektuar me Covid-19, duke bërë kështu që ekipi të stërvitet i plotë edhe pse jo në të njëjtën kohë.