[caption id="attachment_3364" align="alignleft" width="300"] Graziano Pelle[/caption]
Alvaro Morata u largua pak ditë më parë nga Juventus, duke u rikthyer te Real Madrid, në saj të një marrëveshjeje që ishte nënshkruar mes klubeve. Te bardhezinjtë po punojnë shumë për vendin e lënë bosh nga spanjolli, duke kërkuar dhe zëvendësuesin ideal përpara se të nisë Serie A.
Ai që ka tërhequr vëmendjen e skuadrës më të titulluar në Itali është sulmuesi i kombëtares “axurre”, Graziano Pelle. Ka shënuar 2 gola me rëndësi në Euro 2016 dhe kjo ka bërë që interesimi i Juventusit të mos mungojë për të.
Poll