
Juvnetusi ka fituar përballë Monzas në transfertë. Ndeshja e vlefshme për javën e 14-të të Serie A italiane ka përfunduar me rezultatin 1-2 në favor të “Zonjës së Vjetër”.
Torinezët e gjetën golin e avantazhit me Rabiot që në minutën e 12’ të sfidës, duke shënuar golin e vetëm të pjesës së parë.
Monza u tregua më kërkuese në pjesën e dytë të ndeshjes, teksa gjeti golin e barazimit në minutën e 91’. Carboni shënoi golin e barazimit dhe u krijua ideja se ekipet do të ndanin nga një pikë.
Por në minutën e 94’ të sfidës, qendërmbrojtësi Gatti i risolli avantazhit Juventusit, duke shënuar të dytin për ta.
Me këtë fitore Juventusi merr vendin e parë me 33 pikë, por Interi i vendit të dytë ka një ndeshje më pak. Në krahun tjetër, Monza mbetet në vendin e 10-të me 18 pikë të grumbulluara.