
Juventus dhe Arsenal kanë shprehur dëshirën për të pasur në ekip sulmuesin Vlahovic. Serbi ka shpërthyer këtë sezon me Violat në Serie A, duke kryesuar listën e golashënuesve me 12 realizime në 15 javë.
Pronarët e Fiorentinës dhe konkretisht presidenti Commisso ka kërkur nga palët e interesuara që të kontaktojnë me klubin dhe jo me agjentin e serbit. Kujtojmë se raportet mes klubit nga Firence dhe Juventus janë të tendosura prej vitesh.
“Nuk e di nëse Juventusi është në gjendje të nënshkruajë me Vlahovicin në janar. Por dua t'i them Juventusit ose Arsenalit se ne jemi 'pronarët' e Vlahovic. Ata duhet të hapin bisedime me ne, jo me agjentët e tij”, tha Rocco Commisso.
Poll