
Miralem Pjanic është në qendër të thashethemeve në tregun Juventin. Në kërkim të shërbimeve të tij janë Barcelona dhe Paris Saint-Germain. Ndërkohë së fundmi edhe Chelsea ka kthyer sytë nga mesfushori.
Thashethemet për të ardhmen e Miralem Pjanic nuk pushojnë. Mesfushori 30-vjeçar i Juventusit ka qenë vazhdimisht nën interesin e Barcelonës, aq sa në spanjë janë të sigurt për ardhjen e lojtarit. E vetmja pengesë për ta është se, bardhezinjtë kërkojnë në këmbim, Arthur Melo, i cili është identifikuar nga Fabio Paratici, si i duhuri për mesfushën e Juventusit.
Ndërkohë një tjetër pistë të çon te Paris Saint-Germain, ku ish ylli i Romës mund ta dëshirontë një rikthim në Ligue 1, pas përvojave të suksesshme me Metz dhe Olympique Lyon. Sipas 'RMC Sport', njeriu i tregut parizian, Leonardo, ka pasur kontakte me përfaqësues të lojtarit në fund të prillit, duke paraqitur një ofertë për të. Në këtë rast, flitet dhe për një shkëmbim me Leandro Paredes dhe Julian Draxler, të cilër mund të përdorën nga trajneri brazilian, në marrëveshjen për mesfushorin.
Por nga ana tjetër Anglia po bëhet “presion” për një zgjidhje tjetër. Sipas “The Guardian”, Juventus dhe Chelsea kanë filluar bisedimet për një shkëmbim që do të çonte Pjanic në Londër dhe Jorginho në Torino, nga mentori i tij Maurizio Sarri.