Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Jurgen KLOPP zbulon "Van Dijkun e ri", kushton vetëm 7 milion euro

Shkruar nga NEWSPORT
Jurgen KLOPP zbulon "Van Dijkun e ri", kushton vetëm 7 milion

Liverpool po mendon që tani për merkaton që do të hapet në verë. Edhe pse futbolli është ndalur si shkak i Covid-19, kampionët e Europës kanë hedhur sytë drejt Bundesligës. Mediat angleze bëjnë me dije se Jurgen Klopp pëlqen mbrojtësin 18 vjeçar të Schalke 04, Malick Thiaw.

Edhe pse në moshë të re, qendërmbrojtësi po aktivizohet me klubin e tij gjatë këtij sezoni, ndërsa skautët e Liverpool e kanë pikasur dhe vlerësuar për vendosjen dhe forcën që tregon në fushë. Lojtari cilësohet si Van Dijku i ri dhe klauzola e tij është 7 milion euro. Me kontratën që i skadon në 2021, Klopp do tentojë ta afrojë që gjatë verës në "Anfield".

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga