
Holandezi Virgil van Djik ka fituar çmimin e rëndësishëm të dhënë nga Uefa si "Futbollisti më i mirë i vitit" për sezonin 2018-2019. Në momentin e shpalljes së çmimit, organizatorët e eventit u lidhën live me trajnerin Klopp i cili reagoi mbi trofeun e fituar nga lojtari i tij.
"Jam shume krenar se për herë të dytë ne duhet të flasim për lojtarin më të mirë të vitit dhe për atë që arriti ta fitonte çmimin, Virgil van Djik. Kush do ta mendonte këtë, kur ti fillove të luaje në Holandë dhe nuk mendoj se e panë direkt, çfarë lojtari fshihej në këtë trup gjigand, por tani e gjitha bota e di këtë dhe unë jam vërtet krenar, që jam pak afër kësaj dhe ajo që më pëlqen të mendoj është se kjo që ke arritur është për shkakun tim", u shpreh Jurgen Klopp.
Pas përfundimit të ceremonisë Jurgen Klopp u shpreh për mediat me një deklarat tjetër mbi Virgil van Djik.
""Briliante! Eshte nje arritje e madhe. Isha gati ta therrisja menjehere(ne telefon) per ta uruar, por ai u ngjitë në skenë. Jam shume i lumtur per te dhe per ne, sepse edhe ai e di qe pa djemte tjere te skuadres kjo nuk do te kishte qene e mundur. Kjo eshte nje gje e madhe per mbrojtesit nje informacion dhe nje shenje e rendesishme per lojtaret e tjere. Po, i duam golat, duam te shenojme, por njerezit po kane deshire edhe te shohin mbrojtje te mire. Virg eshte i shkelqyer, per momentin eshte 100% mbrojtesi me i mire ne bote keshtu qe e meriton trofeun, padyshim. Kjo ishte qershia mbi torte qe ishte Champions League vitin e kaluar, jam i gezuar per te dhe familjen e tij", u shpreh për së dyti herë tekniku.