Bernard Berisha ka qenë një personazh i spikatur i Superligës, veçanërisht sezonet e fundit me fanellën e Skënderbeut. Ai kaloi në kampionatin rus, tek Anzhi, duke kontribuuar në qëndrimin e këtij ekipi në elitë. Mesfushori i Kosovës, në një formë shumë të mirë sezonin që shkoi, e ka marrë shumë seriozisht fazën përgatitore dhe e ka “shtrënguar mirë rripin”. Ai ka postuar këtë foto në faqen e tij zyrtare në “facebook”, ku është duke u stërvitur me shokët e skuadrës. Gjendja fizike është një nga “armët” e tij më të forta